Pas 20 vjetësh martesë, Totti ndahet me graun e tij

Pas 20 vjetësh martesë, Totti ndahet me graun e tij

Francesco Totti dhe Ilary Biasi janë ndarë edhe zyrtarisht: “shoëgirl” dhe prezantuesja italiane e ka bërë publik vendimin për t’u ndarë me legjendën italiane të futbollit me marrëveshje të dyanshme dhe me qetësi të madhe.

“Pas 20 vjetësh së bashku dhe tre fëmijëve të shkëlqyeshëm, martesa ie me Francescon ka përfunduar. Arsyeja e ndarjes mbetet një fakt privat dhe nuk do të ketë më deklarata të tjera nga ana ime. I ftoj të gjithë që t’i evitojnë spekulimet, e mbi të gjitha, që ta respektojnë privatësinë e familjes sime”, ka shkruar Blasi në komunikatë.

Ndërkohë, me një shkrim për ndarjen me gruan e tij e ka publikuar edhe legjenda e Romës.

“Pas 20 vjetësh së bashku, historia e lidhjes sime me Ilaryn fatkeqësisht ka mbaruar. Krejt ajo që e kam thënë dhe e kam bërë në muajt e fundit, është thënë dhe është bërë për t’i mbrojtur fëmijët tanë, të cilët janë dhe do të jenë gjithmonë prioritet absolut i jetës sime. Jam munduar t’i kaloj krizat e martesës sime, por sot e kam kuptuar se zgjedhja për t’u ndarë, përpos që është e dhimbshme, nuk është më e evitueshme. Do të vazhdoj të jem në kontakt dhe i afërt me Ilaryn në rritjen e tre djemve tanë të mrekullueshëm, gjithmonë me respekt të madh për gruan time. Arsyeja e ndarjes sonë mbetet për mua në mënyrë rigoroze private dhe nuk do të jap deklarata të tjera. Llogaris në respekt maksimal për privatësinë tonë, mbi të gjitha për qetësinë e tre fëmijëve tanë. Faleminderit”, ka shkruar Totti.

Ky konsiderohej si njëri prej çifteve më të mira dhe më të dashura në Itali, por Totti dhe Blasi nuk janë më bashkë.

Shpërndaje në: