Shkruan mediumi polak: Lewandowski u kërcënuan me vdekje, nuk udhëtoi me familjen në Mynih

Shkruan mediumi polak: Lewandowski u kërcënuan me vdekje, nuk udhëtoi me familjen në Mynih

Lewandowski iu bashkua skuadrës së Bayernit në fillim të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm, edhe pse shpresonte që deri sot të gjente një klub të ri, pra të realizohej transferimi i tij në Barcelonë.

Megjithatë, transferimi ende nuk ndodhi dhe Lewandowski iu bashkua skuadrës për teste standarde para sezonit. Mediumi polak, Sportowe Fakty shkruan se Lewandowski as që ka menduar të bojkotojë përgatitjet, edhe pse pretendime të tilla u shfaqën në media.

“Ishte thjesht një trillim dhe një mashtrim”, shton media polake.

Lewandowski erdhi pa familje, mori kërcënime me vdekje.

Lewandowski erdhi vetëm në Mynih, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij mbetën jashtë Gjermanisë. Polakët pretendojnë se Lewandowski ka marrë kërcënime me vdekje ditët e fundit, ai nuk ndihet rehat dhe nuk ka dashur të sjellë me vete familjen.

Shpërndaje në: