Simptomë e panjohur e atakut në zemër: Nëse e shihni këtë në këmbë, shkoni menjëherë te mjeku
Kushtoni kujdes ënjtjes së këmbës
Me gjithë përhapjen e madhe të këtyre sëmundjeve, shumica e njerëzve sëmundjet e zemrës i lidhin me ndonjë simptomë më të dukshme në këmbë dhe shputa, kjo në fjalorin e mjekësisë quhet edemë periferike.
Më lehtë dallohen atëherë kur pas zbathjes së çorapeve mbeten gjurmë të theksuara në nyja, ndërsa ekspertët paralajmërojnë që edemi, domethënë, ënjtja mund të jetë shenjë e dështimit të zemrës – kur zemra nuk pompon gjak sa duhet, lëngu nga enët e gjakut mund të rrjedhë në indet përreth dhe të çojë në ënjtje.
Edema më së lehti shfaqet në këmbë dhe shputa të këmbëve, në nyja të këmbëve, për shkak të gravitacionit, transmeton Telegrafi.
Është me rëndësi të theksohet që shumica e njerëzve të cilët kanë edemë periferikë nuk kanë sëmundje të zemrës, ndonëse është e rëndësishme të bëhen teste mjekësore, sepse kjo mund të jetë shenjë e problemeve të zemrës.
Edema dhe ënjtja mund të shkaktohen me gjëra të ndryshme, shumë prej të cilave janë të përkohshme dhe krejtësisht të padëmshme. Për shembull, është e zakonshme të keni këmbë të ënjtura gjatë shtatzënisë ose ënjtje të duarve dhe këmbëve gjatë një fluturimi me aeroplan për shkak të mbajtjes së ujit.
Problemet e vazhdueshme me edemën, megjithatë, mund të jenë një shenjë se zemra juaj nuk po funksionon siç duhet, thonë ekspertët.
Si një nga shkaqet më serioze të edemës periferike, ata përmendin dështimin kongjestiv të zemrës, domethënë një gjendje kur zemra është shumë e dobët për të pompuar gjakun me efikasitet.