Tifozët e Buducnostit sërish paralajmërojnë udhëtim masiv në Prishtinë

Tifozët e Buducnostit sërish paralajmërojnë udhëtim masiv në Prishtinë

Tifozët e Buducnostit ‘Varvari 1987’ përmes një postimi në Facebook kanë treguar se është interesim i madh nga ana e tyre për të udhëtuar në Kosovë të enjten për ndeshjen kundër Llapit.

Ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë në ndeshjen kthyese mes Llapit dhe Buducnostit në kuadër të fazës së parë të kualifikimeve në Conference League.

‘Ultrasit’ e skuadrës malazeze kanë njoftuar se regjistrimi për udhëtimin në Kosovë do të zgjatet deri në mesnatë sepse interesimi është i madh.

Ata gjatë ditës së sotme gjithashtu provokuan në mënyrë të ligë në njoftimin e tyre në faqen zyrtare në hartën e publikuar, si destinacion të ardhshëm e kanë bërë Prishtinën dhe e kanë futur si pjesë të Serbisë të gjithë Kosovën.

Edhe gjatë sfidës së parë të zhvilluar në Podgoricë kishte pasur provokime prej më të ndryshme nga ana e tyre.

Ata gjithashtu hedhën gjësende në fushë, ndërsa nuk munguan as koret raciste ndaj shqiptarëve.

Shpërndaje në: