Vetëm katër muaj para fillimit të Botërorit – Kombëtarja e madhe shkarkon trajnerin kroat

Vetëm katër muaj para fillimit të Botërorit – Kombëtarja e madhe shkarkon trajnerin kroat

Kombëtarja e Iranit e ka shkarkuar nga pozita e trajnerit, kroatin Dragan Skoçiç.

Trajneri kroat ishte treguar i suksesshëm me Kombëtaren, por Federat e Futbollit atje vendosi për shkarkimin e tij me vendim të menjëhershëm, shkruan Periskopi.

Vendimi që ka ardhur vetëm 4 muaj para aktivitetit që nis në nëntor, ka lënë të çuditur shumëkënd për faktin e thjeshtë se Skoçiç kishte bërë më së miri detyrën e tij teksa kishte fituar 15 nga 18 ndeshjet e luajtura që nga shkurti i vitit 2020, kur kishte marrë detyrën në stolin e kësaj përfaqësueseje.

Sipas mediave vendase, shkak i këtij vendimi të papritur ishin disa përplasje me lojtarët kryesorë të përfaqësueses, teksa situata ishte tensionuar pas humbjes së fundit 2-1 ndaj Algjerisë.

Shpërndaje në: