Zyrtare: Dukagjini vazhdon bashkëpunimin me futbollistët kryesorë, njofton edhe për largimet
KF Dukagjini ka njoftuar zyrtarisht për të rejat e fundit në klubi.
Klubi nga Klina bëri të ditur se me cilët futbollistë ka rinovuar kontratat, teksa ka njoftuar edhe për të larguarit.
Altin Merlaku, Altik Muhaxhiri, Kenan Haxhihamza, Arbër Shala, Ardin Dallku, Ilir Syla, Elton Basriu, Ahmed Januzi, Ergyn Ahmeti, Melos Zenunaj, Vitor Hugo, Labinot Jashanica, Rion Selimi, Met Millaku, Granit Elezaj dhe Henry Chibueze janë futbollistët që kanë vazhduar kontratat, shkruan Gazeta Express.
Kurse, klubi konfirmoi se futbolistët e larguar janë: Stefan Nikolic, Victor Lindenberg, Bujar Shabani, Mark Milicaj, Donat Hasanaj, Mentor Zhdrella, Dren Gashi, Jean Carioca dhe Liridon Palushaj, ky i fundit për arsye familjare.
KF Dukagjini gjithashtu njoftoi se ka huazuar dy futbollistët e rinj, Art Zenunajn dhe Abedin Merlakun.
Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Kemi kënaqësinë t’ju informojmë për ndryshimet rreth klubit të Dukagjinit, vazhdimet e kontratave të boshtit kryesor ne skuadër, huazimin e dy futbollistëve dhe largimet që janë bërë në klubin tonë.
Kontratën e kanë vazhduar këta futbollistë: Altin Merlaku, Altik Muhaxhiri, Kenan Haxhihamza, Arbër Shala, Ardin Dallku, Ilir Syla, Elton Basriu, Ahmed Januzi, Ergyn Ahmeti, Melos Zenunaj, Vitor Hugo, Labinot Jashanica, Rion Selimi, Met Millaku, Granit Elezaj dhe Henry Chibueze.
Ndërsa largimet me marrëveshje të dyanshme, që njëkohësisht i falënderojmë për bashkëpunimin, janë: Stefan Nikolic, Victor Lindenberg, Bujar Shabani, Mark Milicaj, Donat Hasanaj, Mentor Zhdrella, Dren Gashi, Jean Carioca dhe Liridon Palushaj, për arsye familjare.
Gjithashtu janë huazuar dy futbollistët e rinj: Art Zenunaj dhe Abedin Merlaku.
Ndërkohë, rreth përforcimeve të reja do të njoftoheni shumë shpejt”.