Takim me orë të tëra mes Bayernit dhe Juventusit për De Ligt – Ky është rezultati nga bisedimet
Bayern Munichi është duke synuar transferimin e Matthijs de Ligtit nga Juventusi.
Drejtori sportivi i kampionëve të Gjermanisë, Hasan Salihamidzic, ka udhëtuar drejt Torinos për të zhvilluar një takim me zyrtarët e klubit italian.
Takimi është zhvilluar sot, por sipas gazetarit të afërt me klubin e Juventusit, Romeo Agresti, nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Sipas tij, dy klubet janë ende larg në vlerësimet e tyre për mbrojtësin holandez, por që bisedimet do të vazhdojnë.
Më herët është raportuar se 22-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me “Bavarezët”.
Mbetet të shihet në vazhdim nëse Bayerni do të arrijë marrëveshje edhe me Juventusin për blerjen e ish-mbrojtësit të Ajaxit.
Ndryshe, Matthijs de Ligt me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.