Kur nuk duhet ta ndezim klimën në veturë
Një nga gjërat e para që bëjmë në verë kur hipim në veturë është ndezja e klimës. Megjithatë, ka diçka për të qenë të vetëdijshëm. Mos e vendosni klimën direkt me xhamat e mbyllur, sidomos kur vetura nuk ishte në hije por në diell.
Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e bëjmë këtë lëvizje sepse niveli i benzenit rritet shumë pasi ai bllokohet në automjet dhe mund të dëmtojë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë pasi është lëndë toksike.
Herën tjetër që të hipni në një veturë të ngrohtë dhe të mbyllur, hapni dritaret dhe ndizni klimën në fillim dhe ndizni gradualisht.