Kosova ka pësuar humbje nga Maqedonia e Veriut

Kosova ka pësuar humbje nga Maqedonia e Veriut

Kombëtarja e Kosovës në konkurencën e femrave U20, kanë pësuar humbje në kuadër të FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Kosova është mundur nga Maqedonia Veriore me rezultat 69:83 (20:16, 9:18, 16:24, 24:25), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra U20, që po zhvillohet pikërisht në Shkup.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, por dardanet në fund luftuan dhe me një seri prej 7:0, e mbyllën këtë pjesë 20:16. Edhe periudha e dytë ishte kryesisht e barabartë, por vendaset shkuan në pushim me rezultat 29:34.

Maqedonaset arritën të krijojnë epërsi prej dhjetë pikësh, 29:39, por një seri e suksesshme e vashave të Kosovës bëri që të afrojnë rezultatin në 40:41, megjithatë, vendaset sërish u shkëputën, ku rezultati pas 30 minutash ishte 45:58.

Te Kosova u dalluan Agnesa Rrahmani me 22 pikë, Astera Tuhina me 15 dhe Anita Grainca me 14 gjithsej.

Ndeshja e radhës për Kosovën zhvillohet sot, me fillim nga ora 18:45.

Shpërndaje në: