Klopp tregon se kur ‘ra në dashuri’ me Darwin Nunez
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur në lidhje me lojtarin e tij më të ri, Darwin Nunez.
Darwin Nunez është një nga përforcimet e kësaj vere për Liverpoolin.
Në garë për të ishin disa ekipe, por lojtari zgjodhi të transferohet në ‘Anfield’.
Është trajneri i ‘Reds’ që ka treguar se ‘kur ka rënë në dashuri’ me portugezin.
“Të gjithë u dashuruam me Darwinin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Ishte me të vërtetë një kënaqësi ta shihja atë, kështu që kur e kuptuam se kishim një shans të mirë për ta nënshkruar ne bëmë gjithçka dhe jam shumë i lumtur që është këtu tani“, tha gjermani.
Uruguaiani ka nënshkruar për pesë vite me Liverpool, kështu duke qëndruar në ‘Anfield’ deri në vitin 2027.