Ish-lojtari i Realit tregon jetën e shfrenuar të Ronaldos: I solli vajzat me autobusë në ditëlindjen e tij, isha me gruan
Ish-lojtari i Real Madridit, Ivan Elguera ka treguar sesi janë argëtuar futbollistët brazilianë të epokës Galacticos.
“Beckham, Zidane dhe Figo ishin profesionistë solidë, ndërsa Ronaldo dhe Roberto Carlos pëlqenin të festonin natën. Më kujtohet një ditëlindje në shtëpinë e Ronaldos. I solli vajzat me autobusë. Unë isha me gruan time dhe u largova menjëherë”, th ai.
Robinho i adhuronte festat e zhurmshme të pijeve, Roberto Carlos pinte birrë për mëngjes dhe drekë. Brazilianët u larguan me avionë privatë në prag të ndeshjeve më të rëndësishme dhe ëndërruan ndeshjet e së shtunës për të pushuar mirë të dielën.
Kujtojmë se numri 9 i Brazilit luajti për klubet e mëdha evropiane si Barcelonën, Milanin, Interin, Real Madridin dhe PSV.