Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter pas lirmit: Unë jam i pastër!
Sepp Blatter i është përgjigjur gazetarëve pas lirimit nga akuzat për korrupsion me ish-shefin e UEFA-s, Michel Platini.
Prokurorët zviceranë thonë se Blatter organizoi në mënyrë të paligjshme një transferim prej 2 milionë frangash zvicerane në xhirollogarinë e Platinit më 2011, shkruan Periskopi.
Blatter dhe Platini, të cilët u paditën në nëntor, i kanë mohuar akuzat.
Sot para mediave Blatter tha se është i pastër dhe se nuk ka bërë një shkelje të tillë.
“Unë jam i pastër me vetëdijen time, jam i pastër me shpirtin tim”, th ai.
Blatter dhe Platini akuzoheshin për mashtrim, përvetësim, “menaxhimi i pabesë i biznesit” dhe falsifikim dokumentesh. Aktakuza është ngritur nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës./Periskopi/