Gati sa nuk plasi grushti mes Chisoras dhe Puleve në matjet zyrtare, ndërhyjnë edhe sigurimi

Gati sa nuk plasi grushti mes Chisoras dhe Puleve në matjet zyrtare, ndërhyjnë edhe sigurimi

Chisora dhe Kubrat Pulev takohen nesër në një mbrëmje gjigante boksi, për brezin e peshave të rënda.

Dyshja pothuajse u përplasën në skenë kur u takuan në peshimet zyrtare para meçit të së shtunës, shkruan Periskopi.

Në momentin kur të dy boksierët u afruan me njëri tjetrin ballë për ballë sigurimi ndërhyri për t’i ndarë ata.

Kujtojmë se Chisora ​​është pa fitore në tre duelet e tij të fundit, pas humbjes nga Oleksandr Usyk dhe Joseph Parker dy herë.

Ndërkohë Pulev u nokautua nga Anthony Joshua në dhjetor të vitit 2020, por u kthye duke mposhtur Jerry Forrest në maj./Periskopi/

VIDEO

 

Shpërndaje në: