Napoli kërkon Armando Brojën, mediat italiane optimiste për një transferim të tillë

Napoli kërkon Armando Brojën, mediat italiane optimiste për një transferim të tillë

Napoli po planifikon të blejë sulmuesin e Chelseat, Armando Broja, sipas Gazzetta dello Sport.

20-vjeçari bëri përshtypje si i huazuar te Southampton sezonin e kaluar, por nuk ka gjasa të jetë në planet e ekipit të parë të Thomas Tuchel për sezonin 2022-23 dhe ka qenë i lidhur me West Ham dhe Everton.

Napoli gjithashtu do të kërkojë të jetë në garë për Brojën nëse Victor Osimhen largohet, me nigerianin që mund të transferohet tek Bayern Munich.Mediat italiane shfaqen optimiste se një transferim i tillë mund të ndodhë.

Shpërndaje në: