Gripshi: Knaqësi që çova topin në rrjetë, nuk na mungon asgjë për t’u kualifikuar tutje
Nazmi Gripshi ka folur para medieve pas ndeshjes që skuadra e tij barazoi 1-1.
Kundërshtari ishte Zalgiris nga Lituania.
Ishte pikërisht Gripshi që shënoi një supergol, por s’i mjaftoi që t’ia siguronte fitoren skuadrës së tij.
Ai foli me lavdata për skuadrën e tij, duke shtuar se ishte i lumtur me shënimin e golit.
“Ishte kënaqësi që ta shohësh topin në rrjetë. Shpresën e kemi pasë edhe para lojës. Kemi mundësi të arta. Nuk merituam barazimin. Nuk na mungon asgjë për t’u kualifikuar tutje”, tha ai.