Ilir Daja thotë se luajtën mirë, tregon se pse nuk e ftoi Kushtrim Gashin
Ilir Daja ka folur pas ndeshjes ndaj Zalgiris në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Ballkanit nuk arriti më shumë se një barazim në 1:1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan Periskopi.
Tekniku shqiptar tha se skuadra e tij bëri historinë para pak kohësh, po ashtu edhe sot luajti shumë mirë.
“Bëmë historinë. Luajtëm shumë mirë ndaj një kundërshtari me eksperiencë. Çaluam shumë në finalizim. Duhet të ishim më të vëmendshëm në ndërprerje”, theksoi ai.
Daja foli edhe për edhe për Kushtrim Gashi.
“Pati pak minuta. Në miqësore nuk dha më të mirën. Emërllahu ishte më i miri që luan në pozitën e Gashit”, tha ai.