“Shpresoj që Lewandowski të luajë për Barcelonën”
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas shpreson që sulmuesi polak Robert Lewandowski mund të luajë për Barcelonën sezonin e ardhshëm, duke thënë se ata mund ta kapin sulmuesin përmes përdorimit të finacave në mënyrë të rregullt.
Klubi i Joan Laporta janë të gatshmë që sulmuesi polak të jetë pjesë e tyre, shkruan Periskopi.
“Shpresoj që Lewandowski të luajë për Barcelonën dhe të ketë një sezon të mirë,” tha Tebas.
“Shpresoj që Laporta ka aktivizuar mirë buxhetin e tij dhe se kjo do ta lejojnë lojtarin të arrijë te Barcelona, sepse ai është një legjendë e Bayern Munichut dhe futbollit evropian.
“Nëse ata e zbatojnë atë që kanë miratuar në asamble, ai do të jetë në gjendje të luajë për Barcelonën.
“Ka interes dhe nëse i zbatojnë ato ndryshime ne financa, atëherë do të mund ta nënshkruajnë atë”, tha ai.