Ndjente frikë të madhe – Boksierja dorëzon meçin: Dua të dal e gjallë

Ndjente frikë të madhe – Boksierja dorëzon meçin: Dua të dal e gjallë

Mbrëmë në një meç boksi të peshave të lehta u takuan luftëtaret, Jessica McCaskill dhe meksikanja, Alma Ibarra.

Gjatë gjithë luftës, Jessica ishte më kërkuese dhe vendimtare, deri në momentin kur meksikanja kërkoi nga trajneri i saj ta ndalonte këtë meç, shkruan Periskopi.

Ajo kishte frikë në këtë përballje dhe i tha trajnerit: Dua të dal e gjallë.

“Jo… Jo… Unë thjesht dua të kthehem gjallë në shtëpi,” i bërtiti Ibarra trajnerit të saj, duke refuzuar të luftojë përsëri.

Meksikanja u largua dhe Jessica McCaskill (12-2-0), e cila është kampione e botës që nga viti 2018, arriti ta fitojë edhe këtë meç.

VIDEO

Shpërndaje në: