Ceferin: Klopp dhe Guardiola nuk duhet të ankohen për orarin e ndeshjeve

Ceferin: Klopp dhe Guardiola nuk duhet të ankohen për orarin e ndeshjeve

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë se Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola nuk kanë të drejtë të ankohen për orarin e ndeshjeve.

Të dy trajnerët u ankuan sezonin e kaluar pasi kishin shumë ndeshje në orarin e tyre dhe kjo ndikonte te lodhja fizike dhe lëndimi i lojtarëve, shkruan Periskopi.

Por, Ceferin tha se ata që duhet të ankohen janë puntorët e fabrikave që marrin vetëm 1000 euro në muaj.

“Nëse luan më pak, merr më pak para. Ata që duhet të ankohen janë punëtorët e fabrikës që marrin 1000 euro në muaj”, tha shefi i UEFA-s.

Shpërndaje në: