Al Khelaifi godet Real Madridin: Deshën ta vrisnin Ligën e Kampionëve

Al Khelaifi godet Real Madridin: Deshën ta vrisnin Ligën e Kampionëve

Presidenti i kampionëve të Ligue 1 të Francës ka pasur kritika të ashpra për presidentin e La Ligas, Javier Tebas, kurse ka vazhduar luftën me fjalë edhe kundër Real Madridit

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka nisur një sulm të madh në Real Madridin, duke i akuzuar ata për festimin e fitores së Ligës së Kampionëve, disa muaj pasi “ata dëshironin ta vrisnin atë”.

Madrid festoi titullin e 14 të garës prestigjioz europiane, duke e mposhtur Liverpoolin në finale në Paris – por që ishin më të zëshmit për ta bërë Supër Ligën e Europës që tani rezultoi si projekt i dështuar.

PSG u distancua nga planet e mjegullta të Super Ligës, dhe prej kohësh synon fitoren e Ligës së Kampionëve dhe për këtë ka bërë një skuadër të mbushur me plot yje.

Çfarë tha Al-Khelaifi për Real Madridin?

Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Al-Khelaifi tha se një garë e mbyllur europiane e tipit të Super Ligës do të ishte shkatërruese për futbollin dhe aftësia e skuadrave elite që nuk po arrine të jenë pjesë e Ligës së Kampionëve ishin çelësi që e kërkuan atë.

“I respektoj klubet e mëdha. Real Madridi e meritoi Ligën e Kampionëve: ata e festuan atë për disa ditë dhe pastaj deshën ta vrasin atë”, tha ai.

“Më pëlqen ta shoh Ajaxin në gjysmëfinale, Tottenhamin në finale. Me kujtohen emocionet e para të daljes së PSG-së në Europë, me Salzburgun me tifozët që brohorisnin me gjoksin e ngrirë”.

“Ky është shpirti i futbollit. Është jo fer t’i mohohet të tjerëve gara me një ligë të mbylluar. Ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodh”.

“Tebas kush?

Al-Khelaifi po ashtu pati kritika për kryetarin e La Ligës, Tebas, i cili ka qenë një kritik i PSG-së dhe parave të pronarit me bazë nga Katari, të cilat para bënë të mundur transferimin e lojtarëve për shumë para si Neymar dhe Lionel Messi – duke dominuar Ligue 1.

Tebas po ashtu pati fjalë të ashpra pasi që PSG rinovoi me Kylian Mbappe kur ai ishte afër për t’ju bashkuar Madridit, duke e quajtur këtë gjë një “fyerje për futbollin”, para se ai të denonconte Parisin dhe Manchester City për shkeljen e fer playit financiar.

“Tebas kush? Nuk i jap mësime askujt dhe nuk ndërhyjë në klube tjera apo liga tjera”, i është kundërpërgjigjur atij Al-Khelaifi.

“Është e vrazhdë të pretendosh t’u thuash të tjerëve çfarë të bëjnë. Nuk pranoj mësime nga ata të cilët i shohin kampionët si kërcënim për ligat e tyre. Unë kam një projekt për të ndërtuar, duke i respektuar të gjithë”./Express

Shpërndaje në: