Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e Dritës, Gjilanit dhe Llapit në Konferencë Ligë
Tri skuadrat nga Kosova; Drita, Gjilani dhe Llapi do të marrin pjesë në garat e Ligës së Konferencës këtë vit.
Të tri skuadrat do të nisin aventurën në këtë garë nga raundi i parë kualifikues.
Drita do të përballet me skuadrën nga Finlanda, Inter Turku, Gjilani me Liepajan e Letonisë, kurse Llapi me ekipin nga Mali i Zi, Buduçnosti.
UEFA ka caktuar tashmë edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këto ndeshje.
Te Inter Turku – Drita janë caktuar katër gjyqtarët nga Republika e Çekisë. Jan Petrik do të jetë kryesori, teksa ndihmësit e tij do të jenë Kamil Hajek dhe Matej Vlcek – Jan Machalek është caktuar si gjyqtar i katërt.
Gjyqtarët nga Uellsi do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Gjilani – Liepaja. Robert lan Jenkis si kryesor, do të ketë Lewiss Edwards dhe Johnathon Bryant ndihmës. Jonh Andrew Jones është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.
Kurse, te përballja mes Buduçnostit dhe Llapit janë caktuar gjyqtarët nga Zvicra.
Fedayi San do të jetë gjyqtari kryesor, i cili do të asistohet nga Stephane De Almeida dhe Zurcher Benjamin, derisa Sandro Scharer do të jetë gjyqtar i katërt.
Kujtojmë se Drita lojën e parë do ta luajë më 6 korrik në Finlandë, Gjilani të parën më 7 korrik në Prishtinë, kurse Llapi në udhëtim më 7 korrik gjithashtu.