Lewandowski: Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time
Më 30 maj, Robert Lewandowski u tha gazetarëve se do të fliste për të ardhmen e tij pasi të kishte përfunduar ndeshjet me Kombëtaren e Poloninë në Ligën e Kombeve.
Por pavarësisht se luajti ndeshjen e tij të fundit ndërkombëtare të martën, sulmuesi nuk ishte në gjendje të zbulonte më shumë për destinacionin e tij të ardhshëm, shkruan Periskopi.
“Kam premtuar se pas ndeshjes kundër Belgjikës do të them më shumë për të ardhmen time”, tha Lewandowski për GOL me ardhjen e tij në Mallorca, ku po kalon disa ditë pushimi.
“Ju lutem kuptoni se nuk mund të them asgjë të re”, tha ai.
Sidoqoftë, situata nuk ka ndryshuar. Lojtari dëshiron t’i bashkohet Barcelonës , pavarësisht se edhe PSG e ka atë në listën e dëshirave dhe për klubin katalanas ai është objektivi kryesor i tyre këtë verë./Periskopi/