Si të kujdeseni për higjienën vetjake pas seksit
Çdo grua me një jetë aktive seksuale duhet të dijë se gjëja më e rëndësishme që duhet bërë pas seksit (deri 15 minuta më pas) është të urinojë. Qoftë seks me gjininë e njëjtë, me një lodër apo qoftë marrëdhënie heteroseksuale, nëse nuk urinoni pas seksit, rrisni shanset që të merrni një infeksion të traktit urinar, që është shumë i sikletshëm dhe mund ta pasohet nga një sërë problemesh.
Te gratë, uretra është shumë e shkurtër dhe fshikëza gjendet shumë pranë saj. Kështu që gjatë penetrimit, bakteret kanë akses të drejtpërdrejtë në fshikëz.
Disa njerëz i marrin më lehtësisht këto infeksione, disa jo. Duhet të tregojnë kujdes të veçantë gratë që e kanë kaluar menopauzën, pasi pakësimi në nivelet e estrogjenit hollon indet dhe e bën më të vështirë luftimin e infeksionit. Edhe nëse partneri juaj është shumë i pastër, edhe nëse ai përdor prezervativ, edhe nëse është i bërë synet, rreziku ekziston. Sigurohuni të shkoni në banjë gjithmonë pas seksit.
Për t’u ndjerë më të pastër pas gjithçkaje, si burrat dhe gratë, mjafton të pastroni organet gjenitale me ujë dhe një larës që nuk e irriton lëkurën.