Mendoni për udhëtimet, ju bëjnë më të lumtur se martesa

Mendoni për udhëtimet, ju bëjnë më të lumtur se martesa

Nuk ka rëndësi nëse udhëtoni me pak ose me shumë para, nëse jeni në një hotel me 5 yje, apo në një hotel të thjeshtë: të gjitha eksperiencat e udhëtimeve ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj. Për disa njerëz, gëzimi që sjellin udhëtimet mund të tejkalojë ngjarje të rëndësishme të jetës: si martesa apo fëmijët. Hulumtimi i realizuar nga Booking.com konfirmoi se njerëzit që udhëtojnë janë më të lumtur, edhe për shkak të përgatitjeve që bëjnë përpara se të shkojnë në një vend të ri.

Udhëtimet mund të sjellin më shumë lumturi sesa disa ngjarje të tjera të rëndësishme të jetës

Pjesa më intriguese e këtij studimi është se njerëzit pretenduan se ata i vlerësojnë udhëtimet më shumë sesa ngjarjet e tjera të rëndësishme në jetën e tyre. Pjesa më e madhe e njerëzve ndjejnë më shumë lumturi kur planifikojnë pushimet sesa kur planifikonin dasmën e tyre.

Pothuajse gjysma e personave të intervistuar thanë se takimet me partnerin nuk kishin emocione aq të forta, siç kanë kur planifikojnë udhëtimet.

Gjithashtu, njerëzit vlerësojnë eksperiencat e reja më shumë sesa gjërat materiale. Pushimet dhe lumturia që ato të japin, zgjat më shumë sesa lumturia e blerjeve.

Shpërndaje në: