Si të nisësh një bisedë seksi përmes mesazheve

Si të nisësh një bisedë seksi përmes mesazheve

Seksi përmes mesazheve është arti erotik i shekullit XXI. I guximshëm dhe shumë eksitues, “sexting” të bën të imagjinosh partnerin/ en si, kur dhe ku të duash.

Por, për disa njerëz, edhe pse është eksitues, sërish është dhe pak i sikletshëm. Domethënë, nuk po themi që t’i dërgosh dikujt organin gjenital pa një intro, por po flasim për *ART*. Nëse do ta provosh dhe të step sikleti, ndiq këto këshilla:

Humori i duhur
Shiko një video pornografike, lexo një paragraf eksitues, apo shih një imazh që luan me imagjinatën tënde dhe përqafo humorin e duhur.

Vizualizo
Imagjino partnerin/ en të veshur me diçka që të eksiton pa fund, lëvizjet e tij/ saj, mënyrën si të prek dhe përpilo mesazhin që ty të tingëllon shumë seksi.

Anabel sot ndihet shumë zemërmirë, ndaj po të tregon edhe disa mesazhe vërtet të nxehta. Copy dhe paste, zemër!

“Më trego fantazinë tënde më të çmendur, që ta bëj realitet”.
“Ç’do bëja nëse do të të kisha pranë?” (Fillo të imagjinosh).
“Nuk pres dot derisa të të shijoj”.
“Nuk ndaloj dot së menduari për atë herën kur…”
“Sikur ta dije ç’kam veshur…Mos i vër re gabimet drejtshkrimore se po shkruaj me një dorë”.
“Vetëm ti mund të më eksitosh kaq shumë”.

Shpërndaje në: