Albin Kurti i gëzohet golit të Kombëtares së Kosovës, shikoni reagimin e tij nga tribuna
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në tribuna në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut.
Dardanët luajnë në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Irlandës së Veriut duke arritur ta gjejnë dy herë golin në pjesën e parë.
Një ndërhyrje në Milot Rashicën brenda zonës, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me penallti. Përgjegjësinë e mori Vedat Muriqi dhe sulmuesi ishte i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë (9’).
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video, në të cilën shfaqet reagimi i Kurtit në momentin e golit.
The moment #Kosovo Prime Minister Albin Kurti sees his country scoring 1-0. Next to him the US ambassador #KosNir pic.twitter.com/M5D8dC4qcd
— Stefan in Kosovo (@StefanInKosovo) June 9, 2022