Dita me fat e Kosovës – Data 9, numri 9 i Fadil Vokrrit dhe goli i parë në minutën e 9’të
Kosova po zhvillon takimin ndaj Irlandës së Veriut në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Sot është data 9 qershori kur 4 vite më parë u nda nga jeta legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, shkruan Periskopi.
Por, si rastësi Vedat Muriqi shënoi golin e parë në këtë ndeshje pikërisht në minutën e 9’të të takimit që lidhet me datën e sotme dhe numrin që Vokrri mbante në fanellën e tij.
Kujtojmë se rezultati aktual i këtij takimi është 2:0 në të mirë të Kosovës, pasi edhe zymer Bytyqi realizoi në minutën e 19’të.