Sulmuesi titullar i Shqipërisë rrezikon ndeshjen ndaj Izraelit

Sulmuesi titullar i Shqipërisë rrezikon ndeshjen ndaj Izraelit

Shqipëria kreu seancën e fundit stërvitore në prag të përballjes me Izraelin, në kuadër të Ligës së Kombeve, teksa jo gjithçka ka shkuar sipas planeve për trajnerin Edi Reja.

Kështu sulmuesi Sokol Cikalleshi nuk është stërvitur me skuadrën, për shkak të gjendjes gripale, teksa shanset që ai të jetë në dispozicion të stafit teknik për sfidën e nesërme janë thuajse minimale.

Gjithsesi mjekët e ekipit do të monitorojnë gjendjen e sulmuesit titullar të kuqezinjve dhe vetëm pak para ndeshjes do të vendosin për grumbullimin ose jo për sfidën ndaj Izraelit, që do të startojë në orën 20:45 në “Air Albania”.

Cikalleshi është titullar i padiskutueshëm i formacionit të kuqezinjve, megjithatë alternativat nuk mungojnë, pasi për sfidën ndaj Izraelit janë në dispozicion Broja e Uzuni, përveç Vrionit e Balajt, të cilët luajtën edhe në Islandë.

Shpërndaje në: