Kosova – Irlanda e Veriut, këto janë pozitat e dy kombëtareve në renditjen e FIFA-s
Kosova sonte me fillim nga ora 20 :45 pret në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Irlandën e Veriut për ndeshjen në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja e Kosovës hyn në këtë takim nga një fitore në udhëtim ndaj Qipros dhe një humbje në shtëpi ndaj Greqisë, shkruan Periskopi.
Kombëtarja irlandeze ndodhet më mirë në ranglistën e FIFA-s se Kosova, por kjo nuk do të thotë se ‘Dardanët’ nuk kanë gjasa të fitojnë sonte.
Kështu, Irlanda e Veriut është në pozitën e 54-të në ranglistën e FIFA-s, kurse Kosova renditet në vendin e 107-të.