Shefi i policisë së Parisit: E pranoj, dështuam në sigurinë e finales së Championsit

Shefi i policisë së Parisit: E pranoj, dështuam në sigurinë e finales së Championsit

Shefi i policisë së Parisit, Didier Lallement , ka pranuar se trajtimi i finales së Ligës së Kampionëve ishte një “dështim”.

Ngjarja u shoqërua me kaos rreth stadiumit, ku forcat e sigurisë përdorën edhe gaz lotsjellës.

“Ngjarja që ndodhi në finalen mes Real Madridit dhe Liverpoolit më 28 maj, ishte qartë një dështim”, tha Lallement.

Më pas ai u kërkoi falje tifozëve spanjollë dhe britanikë që kishin bërë udhëtimin drejt kryeqytetit francez dhe u përballen me ato skena para fillimit të ndeshjes.

Ai shprehu keqardhjen që njerëzit ishin “shtyrë dhe sulmuar” dhe se imazhi i Francës ishte dëmtuar.

Shpërndaje në: