Kjo kombëtare rrezikon përjashtimin nga “Katar 2022”
Informacioni i ri në lidhje me ‘çështjen’ e Bajron Castillo trondit edhe një herë Kupën e Botës të “Katar 2022”.
Majin e kaluar, gazeta ‘MARCA’ publikoi një nga dokumentet, që mund ta linin Ekuadorin pa pjesëmarrje në finalet e Kupës së Botës, pas ankesës së kombëtares kiliane, në të cilën pretendohej se Byron Castillo, një lojtar që ka luajtur për Ekuadorin, është vërtet kolumbian.
Një muaj më vonë, po kjo gazetë ka pasur akses në dokumente të reja origjinale, që do të ishin prova për të verifikuar se futbollisti është vërtet kolumbian.
FIFA i ka tashmë ato në posedim të saj. Avokati i Kilit, Eduardo Carlezzo, dha një konferencë për mediat të martën për të prezantuar hetimet e reja. Ndër të gjitha bien në sy dy: certifikata e pagëzimit dhe raporti i regjistrimit shëndetësor të Byron Castillos.
E datës 1 qershor 2022, certifikata e lindjes, pasqyron se lojtari u pagëzua më 25 dhjetor 1996 në Dioqezën e Tumaco (Nariño, Kolumbi). Përveç kësaj, dokumenti në fjalë përfshin ceremoninë e pagëzimit, që u kremtua në Parroqua Nuestra Señora del Cármen të Dioqezës në fjalë.
Dokumenti i dytë përkatës korrespondon me regjistrimin e Byron Castillos në Shëndetin Publik Kolumbian.
Ky dokument zyrtar tregon informacionin e mëposhtëm: që Byron Castillo është brenda “Bazës së të dhënave të anëtarëve të sistemit të sigurimeve shoqërore në shëndetësi” brenda departamentit të Nariño, në komunën Tumaco.
Sipas avokatit të Kilit, futbollisti i cili ka luajtur me kombëtaren e Ekuadorit “gëzon përfitimet dhe garancitë e të qenit shtetas kolumbian”.
Nga ana e saj, Federata Ekuadoriane tashmë i ka dhënë një përgjigje FIFA-s para se të dihet vendimi përfundimtar, i cili do të jetë më 10 qershor. Pas dy ditësh do të dihet vendimi i FIFA-s me gjithçka që ka dhënë Kili dhe Ekuadori.