Uzuni: Ndaj Izraelit mendojmë veç fitoren
Myrto Uzuni është rikuperuar pas dëmtimit në kavilje dhe është gati për trajnerin Edy Reja në ndeshjen ndaj Izraelit në Nations League.
“Kam pasur shqetësim në kavilje që kur isha me Granadan, e lëndova edhe në kombëtare, por tani jam shumë mirë”, tha fillimisht beratasi.
“Barazimi me Islandën? Mendoj se kemi bërë ndeshje shumë të mirë. Edhe një pikë është shumë mirë për ne. Po luftojmë për vendim e parë, kështu që jemi brenda objektivave”, shtoi sulmuesi i Granada.
“Izraeli? Presioni është gjithmonë kur je pjesë e Kombëtares. Luajmë në shtëpi ndaj një ekipi si Izraeli, që është më lart se Islanda. Fitorja është e vetmja rrugë që duhet të ndjekim. Trajnerit pret më të mirën, kemi ekip të mirë.
“Duhet të jemi të bashkuar, të fitojmë dhe të gëzojmë tifozët që do të vijnë për të na parë. Grupi tani u plotësua, përveç Roshit, mungesa e të cilit ndihet. Mendoj vetëm për fitore, as për barazimin, as për humbjen”.
“Rënia e Granada nga LaLiga? Jam rritur duke parë Ronaldo dhe Messi, nuk më vjen keq pse lashë Ferencvarosin për Granadan. Futbolli kështu e ka, jam i sigurt që shumë shpejt do të kthehem në nivel të lartë”.