Rrahja e Noizy’t dhe OTR-së me Cllevion, publikohet videoja e plotë nga kamerat e sigurisë

Rrahja e Noizy’t dhe OTR-së me Cllevion, publikohet videoja e plotë nga kamerat e sigurisë

Reperi, Kleviol Ahmeti i njohur me nofkën “Cllevio” është arrestuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Lushnjës për shkak se i njëjti ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ka njoftuar Policia e Shqipërisë.

Afërisht para dy vitesh, “Cllevio” kishte filluar përmes videove nëpër rrjete sociale të ofendonte rëndë reperin, Rigels Rajku apo siç njihet ndryshe me nofkën “Noizy” dhe të gjithë anëtarët e grupit “OTR”.

Por, që i njëjti ishte arrestuar vjet dhe pasi u lirua para disa javësh në “Arrest shtëpie” filloi sërish të ofendonte po të njëjtit repera, e që gjatë ditës së djeshme, “Cllevio” kishte shkuar tek lokali i “Noizy” me disa miq të tij.

Situata para lokalit të “Noizy”-të u tensionua, ku ky i fundit e goditi “Cllevion” dhe menjëherë pas tij u vërsulën edhe disa anëtarë tjetër të grupit “OTR”, ndër ta edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Geljan Rajku.

Që nga dita e djeshme nëpër rrjete sociale janë publikuar video të ndryshme nga rrahja, teksa Express ka siguruar pamjet nga kamera e sigurisë, ku shihet e gjithë rrahja.

VIDEO KËTU

Shpërndaje në: