U shty ndeshja Austri – Danimarkë – UEFA tregon se kur do të fillojë

U shty ndeshja Austri – Danimarkë – UEFA tregon se kur do të fillojë

UEFA ka njoftuar se ndeshja mes Austrisë dhe Danimarkës në Ligën e Kombeve do të fillojë në ora 22:15.

Kjo ndeshje ishte e paraparë që të fillonte nga ora 20:45, por u shty shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike në stadiumin “Ernst-Happel” të Vjenës.

Shtëpia e futbollit evropian (UEFA) ka bërë të ditur se tashmë gjithçka është rregulluar dhe ndeshja do të fillojë në ora 22:15.

Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin 1 të Ligës A.

Shpërndaje në: