Haaland për mbrojtësin e Suedisë: Më quajti kur**, më tha do t’i thyej këmbët

Haaland për mbrojtësin e Suedisë: Më quajti kur**, më tha do t’i thyej këmbët

Erling Haaland ishte njeriu më meritor për fitoren e Norvegjisë ndaj Suedisë.

Me dy golat e Haaland, Norvegjia ia doli t’i marr tre pikë të plota, shkruan Periskopi.

Por, sulmuesi më I ri I Man Cityt tregoi se si mbrojtësi suedez, Aleksander Millosheviç e kishte ofenduar dhe kërcënuar atë.

“Para së gjithash, ai më quajti kurvë, dhe mund të them me siguri se nuk jam”, shpjegoi Haaland.

“Së dyti, ai tha se do të më thyente këmbët. Më pas, pas një minutë e gjysmë, shënova. Kjo ishte mirë”, tha norevegjezi.

Nga ana tjetër Millosheviç ka mohuar akuzat që Haaland ia bëri atij.

“Unë nuk e thashë këtë,” tha Millosheviç.

“Është shumë e vrazhdë të thuash atë që ai thotë, sepse unë nuk flas norvegjisht dhe ai nuk flet suedisht, kështu që nuk e di se si kemi komunikuar”, u shpreh mbrojtësi i Suedisë.

Takimi Norvegji – Suedi u mbyll në 2:1.

Shpërndaje në: