Rrahmani: Lojtarëve u thashë se jam krenar me ta

Rrahmani: Lojtarëve u thashë se jam krenar me ta

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse u mposhtën nga Greqia në ndeshjen e xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultatin 0:1, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Milot Rashica tha se ishte e vështirë të thyhej Greqia, sidomos pas pranimit të golit.

“Goli nuk e ndërroi rrjedhën e lojës. Kemi mundur me kundërsulme të shënonim. Kartoni i kuq e ndryshoi më shumë rrjedhën. Kur hyra në zhveshtore u thashë lojtarëve se jam krenar me ta. Tani na mbetet të provojmë që të fitojmë dy ndeshjet e radhës”, tha kapiteni i “Dardanëve”.

Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Irlandës së Veriut më 9 qershor në “Fadil Vokrri”, kurse më 12 qershor udhëton te Greqia.

Shpërndaje në: