Trajneri i Kosovës: Lojtarët janë të dëshpëruar, duhet ta harrojmë këtë ndeshje

Trajneri i Kosovës: Lojtarët janë të dëshpëruar, duhet ta harrojmë këtë ndeshje

Kombëtarja e Kosovës pas skuksesit kundër Qipros, ka humbur në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombëve ndaj Greqisë.

Kosova humbi ndaj Greqisë me rezultatin minimal 0-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Alain Giresse tha se e filluam lojën mirë, por nuk konkretizuam rastet, teksa pas kartonit të kuq ishim të paaftë për të reaguar.

“Loja ka rezultuar mirë, loja filloi mirë, por nuk i konkretizuam rastet që kishim, e kemi kontrolluar mirë ekipin sa i përket pjesës teknine, pastaj për rrjedhën e lojës ka pasur gjëra që në fakt ndodhën kundër asaj se si e kemi pritur të jetë edhe me atë që lojtarët u përjashtuan”, tha fillimisht Giresse për Art Motion.

“Këto ndikuan që ne të ishim të paaftë dhe të barazojmë rezultatin. Para se t[ gjithash ne duhet të përgatitemi në mënyrë maksimale, tani kemi 2 lojtarë më pak për ndeshjen e ardhshme dhe me këto mungesa do të tentojmë të adaptohemi sa më mirë dhe të zgjedhim një formacion të mirë”, vazhdoi ai.

“Lojtarët janë të dëshpëruar dhe jo të kënaqur pasi kemi humbur ndeshjen, duhet ta harrojmë këtë humbje dhe të fokusohemi tek loja e radhës”, përfundoi Giresse.

Shpërndaje në: