Kacafytje në stërvitjen e Brazilit – Lojtarët ‘kcejnë’ t’i ndajnë Viniciusin dhe Richarlisonin
Bashkëlojtarët te Kombëtarja e Brazilit, Richarlison dhe Vinicius Jr është dashur të ndahen gjatë një kacafytjeje në stërvitje, që erdhi si rrjedhojë e fjalosjes së tensionuar.
Për pak sa nuk plasën grushtat mes dyshes gjatë sesionit stërvitor të së shtunës, para miqësores së ‘Selecaos’ kundër Japonisë, të hënën, gjithnjë sipas ‘The Sun’.
Nuk është e qartë çka e nxiti incidentin, në të cilin një Richarlison if rustruar iu sul anësorit të Real Madridit.