‘Shkurt e shqip, s’po ma nin’ – Përgjigja e Vedat Muriqit kur pyetet rreth të ardhmes së tij

‘Shkurt e shqip, s’po ma nin’ – Përgjigja e Vedat Muriqit kur pyetet rreth të ardhmes së tij

Vedat Muriqi ka thënë se nuk është duke menduar për të ardhmen e tij, pasi që është i fokusuar te ndeshjet me Kombëtaren e Kosovës.

Sulmuesi prizrenas u paraqit sot në konferencë për media, në prag të ndeshjes që Kosova e zhvillon nesër ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve.

Muriqi u pyet rreth të ardhmes së tij, por ai tha se nuk është duke menduar rreth asaj momentalisht.

“Shkurt e shqip, s’po ma nin. Tash jam totalisht i fokusuar në ndeshjet e Kombëtares. Pastaj do të kam një pushim prej një muaji. Për momentin nuk jam duke menduar për të ardhmen time. Faktikisht kam kontratë me një ekip, kështu që do të vazhdojë në përgatitjet sezonale me atë ekip që e kam dhe pastaj ndodhi çka ndodhi, duhet me marrë vendime. Nuk e di për momentin”.

Kujtojmë se 28-vjeçari së fundmi ishte i huazuar te Mallorca nga Lazio. Ai te skuadra spanjolle ishte ndër futbollistët më të mirë, teksa edhe e ndihmoi këtë skuadër për të siguruar mbijetesën në La Liga.

Pas ndeshjeve me Kosovën dhe pushimit, Muriqi do të duhet të rikthehet te Lazio fillimisht, pasi me këtë klub ka kontratë deri më 30 qershor 2025.

Shpërndaje në: