Benzema tregon fillimin e tij të vështirë në Real Madrid dhe problemin që kishte me Mourinhon

Benzema tregon fillimin e tij të vështirë në Real Madrid dhe problemin që kishte me Mourinhon

Karim Benzema ka folur për stilin e tij të lojës, fillimet e tij në Real Madrid dhe problemin e vogël që kishte dikur me Jose Mourinhon.

Pas një sezoni të suksesshëm, Benzema ka bërë bilancin dhe ka folur për karrierën e tij deri më tani.

“Unë luaj me instinkt, jam një lojtar instinktiv dhe çfarëdo që më vjen në kokë e bëj në fushë”, tha Benzema për Onze Mondial në një intervistë, kur u pyet për qasjen e tij në fushën e futbollit.

“Unë kurrë nuk i them vetes:Do të luaj kundër këtij mbrojtësi, duhet të bëj këtë apo atë’.

Benzema gjithashtu shtjelloi ditët e tij të hershme në Real Madrid dhe vështirësitë me të cilat u përball në fillim.

“Sezoni im i parë, gjashtë muajt e parë, ishin shumë të vështira, pasi isha vetëm dhe nuk flisja gjuhën, kështu që gjithçka ishte e ndërlikuar”, shpjegoi Benzema.

“Kisha ardhur në një botë të re, me një ekip të ri, një lloj tjetër futbolli. Për fat nuk u dorëzova. Mbaj mend që kisha një problem të vogël me Jose Mourinhon në një moment. Ne u takuam në hotel dhe patëm një bisedë një ditë para ndeshjes kundër Real Mallorca. Unë nuk duhej të luaja ndeshjen dhe, ndërsa po grindeshim, i thashë: Nesër më filloni, unë do të shënoj dhe do të bëj që ty ta fitosh lojën. Të nesërmen shënova dhe fituam 1 -0”, tregon Benzema

Benzema diskutoi edhe lidhjen e tij me Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët nga të cilët Benzema është frymëzuar gjithmonë dhe këtë e ka diskutuar në intervistë.

“Kur e shikoja atë që bënte, u përpoqa të përqendrohesha në lëvizjet e tij: driblimin, përfundimin, pasimin, trajtimin e topit të tij, ndava gjithçka rreth tij”, tha Benzema.

Shpërndaje në: