Zekirija Ramdani në bisedime me dy klubet e mëdha të Superligës, ja kur finalizohet marrëveshja
Zekirija Ramadani ditë më parë ka njoftuar largimin e tij nga klubi shqiptar, Egnatia.
Tekniku 44-vjeçar, i cili mori drejtimin e klubit shqiptar më 6 dhjetor të vitit të kaluar, ka njoftuar divorcin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan Periskopi.
Pas një fillimi jo fort të mirë, Ramadani ia doli të rikthejë Egnatian te rezultatet pozitive dhe të sigurojë mbijetesën e skuadrës në elitën e futbollit shqiptar, ndonëse nëpërmjet Play Out-it ndaj Korabit.
Periskopi, ka mësuar nga burimet se trajneri i njohur shqiptar është në bisedime me dy skuadra të mëdha të Superligës.
Gjilani është njëra nga këto dy skudrat, dhe me shumë gjasa zyrtarizimi i trajneri do të bëhet në fund të kësaj jave.
Madje thuhet se të dyja skuadrat e pretendente kanë potencial të barabartë për transferimin e trajnerit, Ramadani.