Kosova është gati – Ky është formacioni i mundshëm ndaj Qipros

Kosova është gati – Ky është formacioni i mundshëm ndaj Qipros

Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, sot në orën 18:00.

Ky takim luhet në ‘AEK Arena’, kurse drejtësinë në ndeshje e ndan Jerome Brisard. Irlanda e Veriut dhe Greqia, janë dy kundërshtarët e tjerë brenda grupit.

Ky pritet të jetë formacioni i mundshëm i “Dardanëve” për këtë takim.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muric; Kololli, Rrahmani, Kryeziu, Aliti, Dresevic, Fazliji, Berisha; Zhegrova, Muriqi, Rashica.

Shpërndaje në: