Pronari i ri i Milanit ka prioritet ndërtimin e stadiumit, po shqyrton zonën
Pronari më i ri Milanit, Cerry Cardinale nuk ka ndërmend të humbasë kohë dhe i është futur mënjëherë punës.
Edhe pse njoftimi zyrtar u dha ditën e djeshme, ai ka disa javë që punon dhe prioriteti i tij është ndërtimi i stadiumit të ri.
Për këtë arsye amerikani ka bërë tashmë një inspektim në Sesto San Giovani, një komunë rreth 13 kilometra nga Milano.
Cardinali ka pasur një takim me kryetarin e kësaj komune dhe gjithçka duket se ka shkuar më së miri, ndërsa vendimi pritet të merret në javët në vijim.