Chiellini pas humbjes: E gjithë Italia duhet të jetë me ne sonte
Giorgio Chiellini i cili sot i tha lamtumirë kombëtares italiane ka potencuar se i gjithë populli italian duhet të jetë pranë kombëtares së tyre.
Italia e Chiellinit humbi sonte në “Finalissima” me rezultatin 0:3 nga Argjentina dhe muaj më parë u mposht nga Maqedonia, për të mos arritur dot kualifikimin në Kupën e Botës, andaj po cilësohet si një dëmtim periudha e fundit e “Azzurëve”.
Por, Chiellini potencon se të gjithë duhet të qëndrojnë pranë Italisë në këto momente.
“E dinim se do të ishte e vështirë, por kjo ndeshje nuk e fshin të shkuarën” tha ai për Rai Sport.
“Prisja një periudhë të vështirë , por tashmë e gjithë Italia, nga media e deri te tifozët, duhet të qëndrojë pranë këtij grupi”, përfundoi ai.