“FIFA duhet të krijojë një vend shtesë për Ukrainën në Kupën e Botës”
Graeme Souness, ish futbollisti skocez i ka kërkuar FIFA-s të krijojë një vend shtesë për Ukrainën e shkatërruar nga lufta në Kupën e Botës.
Skocezi ka zbuluar emocionalisht se ai dëshiron që ata të mposhtin vendin e tij në ndeshjen sonte gjysmëfinale.
“Ukraina duhet të shkojë në Kupën e Botës. Ata duhet ta mbajnë emrin e Ukrainës në ballë të mendjes së të gjithëve”, tha Souness ndër të tjerash për BBC.