Para ndeshjes me Qipron, Kosova e zhvillon stërvitjen e fundit

Para ndeshjes me Qipron, Kosova e zhvillon stërvitjen e fundit

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së parë në Ligën e Kombeve, që të enjten në orën 18:00, sipas kohës sonë, do ta zhvillojë kundër Qipros, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C.

Dardanët, të cilët kanë udhëtuar drejt ishullit më të madh në Mesdhe paraditen e së mërkurës, derisa pasdite kanë kryer stërvitjen në “AEK Arena” në Larnaca.

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda nuk ka udhëtuar fare me ekipin në Qipro, për shkak të lëndimit. Ai është kthyer në klubin e tij për të vazhduar trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve janë të gatshëm për ndeshje dhe janë optimistë për nismë të mbarë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve

Shpërndaje në: