Gireese tregon se si ka mbledhur iformacione për ekipin e Qipros
Kosova nesër me fillim nga ora 18:00 do të zhvillojë takimin ndaj Qipros në udhëtim, takim ky në kuadër të Ligës së Kombëve.
Kosova nesër fillon sezonin e ri të Ligës së Kombeve, ku tashmë ka udhëtuar drejt Qipros.
Në konference para ndeshjes ka folur Valon Berisha dhe trajneri Alain Giresse, shkruan Periskopi.
Giresse tregoi se si ka arritur të grumbullojë informacione për Kombëtaren e Qipros dhe se si ai do ta përshtat formacionin ndaj tyre.
“Normalisht që i kemi shikuar disa ndeshje të Qipros dhe me theks të veçantë dy ndeshjet e fundit që qipriotët i kanë zhvilluar ndaj Estonisë në muajin mars përmes videove, kemi pasur rastin të shohim se çfarë potenciali ka skuadra e Qipros”, tha ai.