Thiago Alcantara detyrohet të largohet nga kampi i Spanjës, pëson lëndim të rëndë
Federata Spanjolle e Futbollit ka njoftuar se Thiago Alcantara është larguar nga kampi i La Roja për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve për shkak të një dëmtimi muskulor.
Futbollisti i cili mbërriti i dëmtuar pas ndeshjes në finalen e Ligës së Kampionëve, pësoi një dëmtim muskulor që do ta pengojë të luajë katër ndeshjet e Ligës së Kombeve me Spanjën.
Ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të thella, duke e shfrytëzuar pushimin veror për rikuperim të plotë.
? OFICIAL | Thiago abandonará la concentración por lesión tras el partido frente a Portugal.
➡️ Una lesión muscular le impedirá disputar con la @Sefutbol los cuatro primeros partidos de la UEFA #NationsLeague.
ℹ️ Más información: https://t.co/q1zO4b5EUb#VamosEspaña pic.twitter.com/ddW2NkIl58
— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) June 1, 2022