Vajza e Agollit i përgjigjet kritikëve të të atit: Jeni karkaleca!

Vajza e Agollit i përgjigjet kritikëve të të atit: Jeni karkaleca!

Dhe këtë ajo e bën me vetë fjalët e Dritëroit, i cili ata që e sulmonin 25 vite më parë i quante “karkaleca”.

Lexoni më poshtë shkrimin e plotë:

Betohen për të vërtetën, puthen me gënjeshtrën”, shkruar 25 vjet më parë, në vitin 1992, botuar në përmbledhjen e publicistikës “Teshtimat e lirisë”, nga Dritëro Agolli: “Keni ecur ndonjëherë përmes një livadhi me karkaleca? Ata kërcejnë përpara fytyrës tënde.

Ti i përzë me dorë, qindra të tjerë të hidhen në sy, në hundë, në vesh, në qafë. Ti vrapon, ata të mblidhen si re. Mua më kërcejnë çdo javë nga livadhi i gazetave mijëra fjalëkarkaleca.

E përzë një tufë, një tjetër më lëshohet duke kërcyer. Tani, së fundi, edhe dy karkaleca pleq m’u lëshuan, duke kërcyer nëpër livadhin e gazetave me kërkërimat e tyre plot instinkt të lashtë insekti.

Shpërndaje në: