Serbia nuk lejon ekipet e Kosovës të volejbollit që të kalojnë kufirin

Serbia nuk lejon ekipet e Kosovës të volejbollit që të kalojnë kufirin

Serbia nuk ka lejuar ekipet dhe stafin teknik të Kosovës në volejboll të kalonin kufirin, pasi ishin nisur drejt Rumanisë për Kampionatin Ballkanik Beach Volley U20, shkruan Gazeta Metro.

Kosova me dy ekipe në Kampionatin Ballkanik në Beach Volley U20.

Kombëtarja e Kosovës do të ketë dy ekipe përfaqësuese në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë për grupmoshën U20 që do të zhvillohet në Rumani – dyshen Yllka Jashari/Melirona Avdullahu e drejtuar nga trajnerja Vildane Jashari, në konkurrencën e femrave, dhe Erion Bajrami/Albi Macula, e drejtuar nga Faton Mustafa, te meshkujt.

Ndërkaq rrugëtimi i dy ekipeve ka mbetur në gjysmë pasi që Serbia nuk i la ta kalonin kufirin.

“Ekipet nisën rrugëtimin për në Rumani natën e mbrëmshme, pasi iu urua fat dhe suksese nga krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK). Kontigjenti kosovar u detyrua të ndërronte itinearin e udhëtimit, pasi Serbia nuk lejoi ekipet dhe stafin teknik të kalonin kufirin, derisa “Dardanët” u detyruan të marrin rrugën nga Bullgaria për të arritur në destinacionin respektiv”, thuhet në njoftimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Shpërndaje në: